Lajme

Iu hoqën mbi 1600 vota, kandidati i LDK-së për deputet: Kam qef me më thirrë Prokuroria, a jeni të kënaqur ju gazetarët

01/31/2026 12:42
nga:Y I

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, të cilit iu hoqën më së shumti vota nga procesi i rinumërimit, është bërë nervoz kur u pyet për këtë çështje nga gazetarët në hyrje të selisë së LDK-së ku tashmë ka nisur punimet Kuvendi i kësaj partie.

Ukajt, i cili vjen nga dega e Prizrenit, iu hoqën mbi 1628 vota nga ky proces.

“Hajdni në Prizren e jap një deklaratë tjetër. Unë kam qef me m’thirrë prokuroria. Qato po e pres, me m’thirrë edhe me ja dëshmu se ku kam qenë unë qe katër muaj edhe çfarë probleme kom pasë”.

Ukaj tha se është i lumtur që s’kanë humbur votat e partisë dhe që kandidatët për deputetë që kanë fituar ulëse janë prapë të njëjtit edhe pas rinumërimit.

“Nuk ka ndryshim të kandidaturave asnjë. Të njëjtit deputetë që kanë fituar edhe pas rinumërimit janë të njëjtit deputetë. A jeni të kënaqur ju gazetarët?”, i pyeti gazetarët e pranishëm Ukaj.

VIDEO: