Lajme

Bëri pagesa në vlerë 2400 euro me kartelën e një qytetari, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

01/31/2026 09:25
nga:Y I

Një person është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelën bankare të një qytetari.

Ai dyshohet se ka bërë blerje në vlerë 2400 euro.

“Me 30.01.2026 është arrestuar i dyshuari nën dyshimin e bazuar se ka keqpërdorë kartelën bankare të qytetarit duke bërë pagesa në vlerë 2400 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia.