Rreth 613 blloqe apartamentesh shumëkatëshe në Kiev mbeten pa ngrohje pas sulmeve të fundit ruse, ka njoftuar administrata shtetërore e e Kievit.
“Ngrohja u rikthye në 124 ndërtesa gjatë ditësh së djeshme”, thuhet në njoftim, raporton Sky News.
Zyrtarët e qytetit po vazhdojnë përpjekjet për të rikthyer ngrohjen pas sulmeve ruse më 9 dhe 20 janar, të cilat i kanë lënë disa banorë pa ngrohje për gati tre javë.
Ndërkaq, moti më i ftohtë parashikohet të kthehet në Ukrainë javën e ardhshme, me temperaturat e ditës që pritet të bien në -15 gradë Celsius.


