Luis Enrique nuk ka frikë nga vështirësitë dhe mbetet optimist i palëkundur për të ardhmen e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht se skuadra nuk arriti të kualifikohej direkt për në 16 të finales pas një barazimi me Newcastle në xhiron e fundit të fazës kryesore, specialisti spanjoll është i bindur në aftësitë e skuadrës së tij.
“Nuk shoh një favorit më të madh se ne”, deklaroi ai.
“Qëndrimi është aty, dëshira gjithashtu. Ne e dimë rrugën e gjatë. Epo, nëse duhet të kalojmë nëpër të, do ta kalojmë dhe do të shohim nëse do të marrim një ekip francez apo Qarabag. Kushdo që të jetë, ne do të japim më të mirën tonë. E përsëris: Nuk shoh një favorit më të madh se ne, askush.”
PSG do të duhet të kalojë nëpër play-off, ku do të përballet ose me Monacon ose me Qarabag.
/GazetaBlic Sport


