Sporti

Zyrtare: Chelsea konfirmon largimin e Raheem Sterling

01/28/2026 17:56
nga:Mergim Rreci

Raheem Sterling nuk është më lojtar i Chelseat. Londinezët njoftuan se të dyja palët janë ndarë me pëlqim të ndërsjellë, duke i dhënë fund qëndrimit të anësorit në klub pas tre sezonesh e gjysmë në Stamford Bridge.

“Raheem Sterling është larguar sot nga Chelsea me pëlqim të ndërsjellë, duke i dhënë fund qëndrimit trevjeçar të lojtarit në Stamford Bridge. Lojtari anglez iu bashkua londinezëve në verën e vitit 2022, kur u transferua nga Manchester City.”

“E falënderojmë Sterlingun për kontributin e tij në klub dhe i urojmë fat të mbarë në fazën tjetër të karrierës së tij”, shkruan “Blutë” nga Londra.

/GazetaBlic Sport/