Sporti

Prishtina mposhtet në miqësoren e sotme nga Obolon Kyiv

01/28/2026 16:45
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Prishtinës ka pësuar një tjetër humbje në Antalia të Turqisë.

Sot, Obolon Kyiv nga Ukraina ishte kundërshtari i radhës, skuadër kjo e cila triumfoi me shifrat 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm për klubin nga Superliga e Kosovës e shënoi sulmuesi, Leutrim Kryeziu nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71’të.