Lajme

28 komuna përmbyllin rinumërimin

01/27/2026 16:57
nga:G B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar rinumërimi në 28 komuna.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 77% apo 1,973 nga 2,557 vendvotime”, njofton KQZ.