Avokati Musa Damati, ka deklaruar se Republika e Kosovës ka një SPAK të veten.
Në emisionin “Kosova Today”, Damati tha se përkundër që Shqipëria ka një SPAK të veçantë, sipas tij, Kosova ka Prokurorinë Speciale dhe Departamentin Special.
“Unë mendoj se Republika e Kosovës e ka SPAK-un e saj. Republika e Kosovës i ka institucionet, e ka Prokurorinë Speciale dhe po ashtu është themeluar Departamenti Special pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, si instancë që merret vetëm me shqyrtimin e aktakuzave nga ana e Prokurorisë Speciale, me krimin e organizuar”, tha Damati.
Nga ana tjetër, juristja Krenare Vokshi ishte më optimiste që në Kosovë do të themelohet kjo strukturë e posaçme.


