Sporti

A do të kandidojë për kryetar të FFK’së? Hodaj: Do e bëjë prononcimin rreth kandidimit pas harmonizimit të statutit

01/27/2026 14:00
nga:Lorik J

Avokati i njohur kosovar, Taulant Hodaj pritet të kandidojë për postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Hodaj i cili në të kaluarën ishte ushtrues i detyrës së sekretarit të FFK-së, pritet të jetë kundërkandidat i Agim Ademit për pozitën e të parit të futbollit vendor.

Mediumi ynë kontaktoi Taulant Hodajn për këtë çështje, teksa ai tha se prononcimin rreth kandidimit do ta bëjë pas harmonizimit të Statutit.

“Do e bëjë prononcimin se shpejti rreth kandidimit pas harmonizimit te Statutit, ashtu siç është kërkuar nga Ministria, UEFA dhe FIFA”, tha Hodaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) i ka dërguar email zyrtar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) para Kuvendit Zgjedhor, që do të zhvillohet më 5 shkurt. MKRS-ja e ka paralajmëruar FFK-në të bëjë disa ndryshime statutare para se ta zhvillojë Kuvendin Zgjedhor.

/GazetaBlic Sport