Lajme

Mblidhet Qeveria në detyrë, miraton dy vendime

01/27/2026 13:39
nga:Genita C

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime.

1.Themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

2.Autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH.

Kjo u bë e ditur nga njoftimi i fundit i ZKM-së.