Sporti

Zverev është gjysmëfinalisti i parë i Australian Open

01/27/2026 09:15
nga:Lorik J

Alexander Zverev u kualifikua për në gjysmëfinalet e Australian Open për të tretin vit radhazi, pasi mposhti Learner Tien me rezultatin 3-1 në sete, 6-3, 6-7(5), 6-1, 7-6(3).

Për finalistin e vitit të kaluar, kjo është gjysmëfinalja e tij e dhjetë në një turne Grand Slam dhe e katërta në përgjithësi në Melbourne.

Suksesi i numrit 3 në botë i detyrohej kryesisht shërbimit të tij, me Zverevin që goditi 24 “ace”. Ai bëri vetëm një gabim të dyfishtë.

Në raundin tjetër, tenisti gjerman pret fituesin e ndeshjes midis Carlos Alcaraz dhe Alex De Minaur.

/GazetaBlic Sport