Sporti

Lajm i mirë për Schumacher, përmirësohet shëndeti i kampionit legjendar të Formula 1

01/26/2026 13:40
nga:Lorik J

Një nga enigmat më të mëdha në botën e sportit në dekadën e fundit mbetet gjendja shëndetësore e kampionit të Formula 1, Michael Schumacher.

Jeta e gjermanit ishte në “fije të perit” 12 vite më pare, teksa ai pësoi një aksident të frikshëm që me ski, i cili i shkaktoi shumë dëmtime të rënda në tru,

Schumacher ka qëndruar gjatë gjithë këtyre viteve i shtritë në pamundësi për të lëvizur. Por së fundmi prestigjozja “The SUN” bën me dije se pas 12 vitesh qëndrimi në krevat, Schumacher mund të qëndrojë i ulur në një karrocë me rrota. Gruaja e tij dhe një grup mjekës të specializuar vazhdojnë të kujdesen për të, teksa 7 herë kampioni i botës arrin të kuptojë pak nga gjërat që ndodhin rreth tij.