Lajme

Zjarr i madh pranë bazës së Pashalimanit në Orikum, era e fortë përhap flakët

01/25/2026 19:24
nga:G B

Një zjarri i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Pashalimanit në Orikum, duke vënë në alarm banorët dhe autoritetet lokale. Forcat e zjarrfikëses nga Vlora kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, të ndihmuara edhe nga mjetet dhe personeli i Himarës.

Sipas raportimeve nga terreni, për momentin nuk ka rrezik për banesat në zonë, por era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke djegur shkurre, ferra dhe dru. Kjo po e vështirëson punën e zjarrfikësve, të cilët po përpiqen të mbajnë zjarrin nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet nga afër.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet e nisjes së zjarrit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se më shumë detaje priten të dalin në vijim.