Sporti

Toverlani ankohet pas humbjes: Nuk ekzistoi penalltia, jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve

01/25/2026 14:49
nga:Lorik J

Prishtina ka humbur sot ndaj Dritës në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës, që u zhvillua në Turqi.

Drita fitoi 2:1 me golat e Besnik Krasniqit e Kristal Abazajt, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Prishtinës, Afrim Toverlani ishte i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, megjithatë u ankua tek penalltia e dhënë për Dritën, e cila barazoi rezultatin.

“Para kartonit të kuq nuk ekzistoi penalltia, kuptohet që ndaj Dritës është e vështirë me një lojtar më pak. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve”, tha Toverlani për Sport1.

“Ky është futbolli, duhet të bëhemi gati për pranverë”, tha ndër të tjerash Toverlani.