Sporti

Arsyeja e vërtetë pse Barcelona lejoi kapitenin e tyre të largohet me lehtësi

01/25/2026 10:23
nga:Genita C

Barcelona duket se ka vendosur të mos përfshijë më Marc-Andre Ter Stegen në planet e saj afatgjata, dhe marrëveshja e huazimit me Girona duket se favorizon më shumë lojtarin sesa klubin katalanas.

Sipas SPORT, portieri gjerman do të vazhdojë të marrë shumicën e pagës së tij nga Barcelona, ndërkohë që lëvizja e tij ka si qëllim të sigurojë minuta të rregullta para Botërorit 2026. Arsyeja kryesore? Joan Garcia tashmë është konsoliduar si portieri kryesor i klubit.

Huazimi te Girona ka dy objektiva kryesore: të rrisë vlerën e tij në treg dhe të krijojë mundësi për një largim veror, sidomos për të lehtësuar barrën financiare që përfaqëson paga e Ter Stegenit, një nga më të lartat në skuadër.

Barcelona është e gatshme të lejojë largimin e portierit edhe me transferim të lirë ose me ndarje të kontratës, për sa kohë që klubi lirohet nga pagat e tij. Megjithatë, vendimi final i takon lojtarit, i cili mund të zgjedhë të qëndrojë deri në përfundimin e kontratës së tij në vitin 2028.

Klubi shpreson që performancat e Ter Stegenit për Gironën dhe Gjermaninë në muajt në vijim të tërheqin interes nga Arabia Saudite dhe klube evropiane, duke e bërë largimin një fitore të dyfishtë: për lojtarin dhe për buxhetin e Barcelonës.