Zafir Berisha, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook citoi kryeministrin në detyrë Kurti i cila ka thënë ‘nuk ka kompromis ndaj atyre që kanë manipuluar me vota’.
Por sipas Berishës ai nuk tregoi nëse ka kompromis me ata që kanë përfituar nga votat e vjedhura.
“Kam qenë ndër më të zhurmshmit që kam folur publikisht për vjedhjen e votave në zgjedhjet e fundit, një vjedhje që për mua është vetëm reprizë e asaj të 9 shkurtit, për të cilën pata ngritur alarmin me kohë, por që atëherë ra në veshë të shurdhër.Spektakli i arrestimeve të djeshme, i cili u shndërrua në lajm ndërkombëtar( pasi për të mirë nuk po bëhemi lajm), sot po merr “epilogun”: disa të ndaluar dhe dhjetëra të tjerë të etiketuar, poshtëruar dhe të gjykuar publikisht në media e rrjete sociale, si në Mesjetë, kur turmat pa tru kërkonin prerje kokash nga xhelati” shkruan Berisha në Facebook.
Ai tha se ‘filmat e djeshëm që po përsëriten sot, po dyshoj se nuk kanë për qëllim gjetjen e hajdutëve të vërtetë, por përgjithësimin e vjedhjes’.
‘Kjo është lojë me dinjitetin e njerëzve për karrierë personale, dhe si e tillë është thellësisht e turpshme’ mbyll postimin Berisha.
Reagimi i plotë:


