Lajme

Ligjërata për Gjykatën Speciale në shkolla, Nasim Haradinaj: Të ndërhyjë Prokuroria!

01/23/2026 17:31
nga:Y I

Një ligjëratë e mbajtur me nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku është trajtuar edhe tema e Gjykatës Speciale, ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Pas ligjëratës, nxënësit kanë plotësuar formularë vlerësimi, në të cilët janë pyetur për organizimin e aktivitetit, sasinë e informatave dhe qartësinë e prezantimit lidhur me Gjykatën Speciale.

Në disa komente është shprehur pakënaqësi për përgjigjet e marra, ndërsa në një prej tyre është shkruar edhe mesazhi “Free Hashim Thaçi”.

Duke folur në emisionin “Kosova Live”, Nasim Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj këtij aktiviteti, duke kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë, si dhe mbylljen e organizatës që ka mbajtur ligjëratën në ambientet shkollore, duke e cilësuar veprimin si të papranueshëm.