Lajme

Familjarë e të afërm në mesin e 109 të arrestuarve për keqpërdorim të votave në Prizren

01/23/2026 15:57
nga:Y I

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se nga të arrestuarit sot në këtë komunë për dallaveret me vota, pesë ose gjashta nga ta, sipas tij, janë liruar, ndërsa 109 janë arrestuar.

Ai bëri të ditur se 121 persona të dyshuar janë ftuar nga Prokuroria, dhe ata që nuk janë përgjigjur, Kryeziu tha se drejtësia është në kërkim të tyre.

Të arrestuarit, sipas Kryeziut janë pjesëtarë të subjekteve politike, po ashtu edhe familjarë të disa kandidatëve për deputetë.