Sporti

Zyrtarizohet gjithçka: Anis Mehmeti është lojtar i Ipswich Town

01/23/2026 14:04
nga:Mergim Rreci

Ipswich Town ka konfirmuar transferimin e Anis Mehmetit nga Bristol City.

25-vjeçari i bashkohet kësaj skuadre për një tarifë të pazbuluar dhe ka nënshkruar një marrëveshje deri në verën e vitit 2029, transmeton GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i emocionuar që kam nënshkruar për këtë skuadër”, tha Mehmeti.

“Çdo gjë që klubi po përpiqet të arrijë përputhet me ambiciet e mia dhe kjo flet vetë. Tifozët janë të mrekullueshëm dhe mezi pres të luaj para tyre”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/