Lajme

Në 19 komuna përfundon rinumërimi i votave

01/23/2026 11:36
nga:Sh R

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i rinumërimit të votave është përmbyllur plotësisht në 19 komuna, shkruan Reporteri.net.

Deri sot në ora 10:00, KQZ ka bërë me dije se janë rinumëruar 1 mijë e 240 vendvotime.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 23 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 49% apo 1,240 nga 2,557 vendvotime.   Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 19 komuna. Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, thuhet në njoftim.