Sporti

Konfirmohet gjithçka, Muçi do të qëndrojë tek Trabzonspor

01/23/2026 08:12
nga:Mergim Rreci

Ernest Muçi do të transferohet zyrtarisht te Trabzonspori.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i skuadrës turke, Ertugrul Dogan, i cili ka konfirmuar për mediat turke se klubi i tij do të blejë kartonin nga skuadra e Beshiktashit.

Performancat e shkëlqyera të sulmuesit të Kombëtares kanë bindur trajnerin Teke dhe drejtuesit që të investojnë 10 milionë euro për të. “Lojtari na pëlqen shumë dhe do të paguajmë këstin e parë, 2 milionë euro, në muajin maj”, ka thënë mes të tjerash presidenti.

Por e ardhmja mund ta gjejë larg kampionatit turk sulmuesin kuqezi, pasi për të ka pasur oferta të shumta dhe Trabzonspori mund ta sakrifikojë për të shlyer të gjitha borxhet. Muçi ka shënuar 10 gola në 18 ndeshjet e luajtura këtë sezon.