Lajme

‘Ligjërata nga Specialja’, gjimnazi ‘Xhevdet Doda’- Eshtë organizuar nga YIHR, ka patur qëllim informimin e nxënësve mbi sistemin e drejtësisë

01/22/2026 17:13
nga:Y I

Në media u raportua se gjatë ditës së sotme, Gjykata Speciale, ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e gjimanzit, ‘Xhevdet Doda’.

Pas këtyre raportimeve ka ardhur reagimi zyrtar nga kjo shkollë.

Në reagimin e tyre thuhet se ‘ligjërata në fjalë është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), një organizatë e njohur që zhvillon ligjërata edukative në shkolla të mesme dhe universitete, me fokus në edukimin juridik dhe qytetar të të rinjve’.

Sipas tyre thuhet se qëllimi i kësaj ligjërate ka qenë informimi i nxënësve mbi sistemin e drejtësisë, llojet e gjykatave dhe mënyrën e funksionimit të tyre, përfshirë edhe gjykatën e Kosovës që funksionon në Hagë.

“Çdo interpretim apo pretendim tjetër që sugjeron ndryshe është i pavërtetë dhe i pabazuar.Theksojmë se kjo organizatë ka realizuar mbi 100 ligjërata të ngjashme në fakultete dhe shkolla të mesme në mbarë Kosovën, duke kontribuar në rritjen e njohurive juridike dhe qytetare të të rinjve.Për informacione shtesë, palët e interesuara mund të kontaktojnë drejtpërdrejt organizatën në fjalë.Drejtoria Komunale e Arsimit nuk është e përfshirë në këto pëlqime për mbajtjen e ligjëratave të tilla, dhe pëlqimi është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës – KDSH.Shkolla jonë mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, edukimit cilësor dhe informimit korrekt të nxënësve dhe opinionit publik” thuhet në reagimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i pltoë: