Themeluesi i platformës ‘Liria ka Emër’ njëherësh analist politik, Ismail Tasholli, ka reaguar ndaj ligjëratave që kanë nisur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale) në shkollat e mesme në Kosovë.
Tasholli i ka cilësuar këto veprime si përpjekje për deformim të historisë dhe instrumentalizim politik të drejtësisë raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Gjykata Speciale po e sulmon Kosovën nër brez
A guxoni k’shtu në vendet e ju’ja prej kah vini????
Tash ka mbetë veç edhe ni hap ‘logjik’, të vendoset fotografia e Millosheviçit nëpër shkolla ‘për edukim historik’ dhe të organizohet ni ekskursion për nxënës nëpër Serbi, ku ligjëratën për luftën ua mban Shesheli.
Se pse jo?
Kur narrativat shtramohen deri n’këtë nivel, kufini i absurditetit zhduket.
Kështu doket ‘drejtësia’ kur shndërrohet në projekt politik.
Kur historia rishkruhet ‘me ftesa zyrtare’ dhe PowerPoint.
Kismet ni përgjigje ua jep qytetaria me 17 Shkurt.
#liriakaemer


