Sporti

Konfirmohet nga Barcelona, Pedri pritet të mungojë një muaj

01/22/2026 13:35
nga:Mergim Rreci

Pedri u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Slavia Pragës.

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar se mesfushori spanjoll pritet të mungojë për 3 deri në 4 javë, transmeton GazetaBlic Sport.

Deri më tani, Pedri ka humbur pesë ndeshje, dy në Ligën e Kampionëve dhe tre në LaLiga, katër për shkak të një këputjeje muskulore dhe tjetra për shkak të një problemi në pulpë.

/GazetaBlic Sport/