Pas nënshkrimit nga të gjitha vendet anëare, fjalën e ka marrë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Rubio e lavdëroi Bordit e Paqes dhe ia atribuoi Trumpit meritat për bashkimin e tij.
“Ai nuk kufizohet nga disa nga gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën, dhe është i gatshëm të flasë ose të angazhohet me këdo në interes të paqes”, tha Rubio.
Rubio theksoi se detyra e këtij grupi “së pari dhe kryesisht” është “të sigurojë që kjo marrëveshje paqeje në Gazë të bëhet e qëndrueshme”.
Pastaj, Rubio tha se mund të shikojë edhe drejt vendeve të tjera.
Meqenëse hollësitë e veprimtarisë së bordit janë ende të paqarta, Rubio e përshkroi atë si një punë në zhvillim./REL


