Sporti

Vedat Muriqi nominohet për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në La Liga

01/22/2026 11:06
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi po kalon në një moment fantastik në karrierën e tij.

Sulmuesi kosovar është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në La Liga, shkruan GazetaBlic Sport.

Muriqi ka tashmë 14 gola, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në nivelin elitar të futbollit spanjoll, me vetëm Kylian Mbappe që ka më shumë gola (19).

‘Pirati’ ishte i shkëlqyeshëm në ndeshjen e fundit ndaj Athletic Bilbaos, duke realizuar tre gola, kurse gola realizoi edhe ndaj Rayo Vallacanos dhe Gironas.

Këtu mund të votoni – LINKU.

👀 Here are your nominees for January’s 𝐏𝐋𝐀𝐘𝐄𝐑 𝐎𝐅 𝐓𝐇𝐄 𝐌𝐎𝐍𝐓𝐇 in #LALIGAEASPORTS!

/GazetaBlic Sport/