Pedri u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Slavia Pragës.
Pas ekzaminimeve fillestare, duket se dëmtimi nuk është shumë serioz dhe zëvendësimi u bë për të parandaluar komplikime të mëtejshme. Megjithatë, ai mund të mungojë për 3 deri në 4 javë, transmeton GazetaBlic Sport.
Stafi mjekësor, pasi e ekzaminoi, paralajmëroi se ai mund të kishte një dëmtim muskulor dhe se ishte e këshillueshme që ai të zëvendësohej.
Deri më tani, Pedri ka humbur pesë ndeshje, dy në Ligën e Kampionëve dhe tre në LaLiga, katër për shkak të një këputjeje muskulore dhe tjetra për shkak të një problemi në pulpë.
/GazetaBlic Sport/


