Sporti

Hansi Flick pas fitores ndaj Slavia Prague: I merituam pikët e plota, ishte një ndeshje fizike

01/22/2026 08:45
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shpreh i kënaqur me suksesin 4:2 të katalanasve kundër Slavia Pragës në raundin e shtatë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve.

“Nuk ishte e lehtë. Bënte shumë ftohtë dhe Slavia është një ekip fizikisht i fortë. Para ndeshjes thashë se do të ishte një ndeshje fizike dhe se ata kanë disa lojtarë të shkëlqyer dhe nuk është e lehtë të luash mbrojtje kundër tyre”, shpjegoi Flick në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Jam shumë i kënaqur me reagimin e ekipit dhe në fund i merituam tre pikët, veçanërisht pas performancës sonë shumë më të mirë në pjesën e dytë”, përfundoi gjermani.

/GazetaBlic Sport/