Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

01/22/2026 07:22
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 22 janar 2026

10:00-13:00

Ministri në detyrë i MBPZHR-së, Imri Demelezi, merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Programit të Pylltarisë. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

10:00
Mbahet sesioni i fundit informues për Skemën e Granteve për Energji të Pastër. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)

10:00
Instituti GAP prezanton premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale për mandatin 2025 – 2029.( Zyra e Institutit, Prishtinë)

11:00
Mbahet ceremonia e diplomimit të 21 kadetëve për zjarrfikës. Merr pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Prishtinë)

11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie për çështjen e reduktimeve dhe problemet energjetike. (Selia Qendrore e LDK-së, Prishtinë)

13:00
Mbahet ceremonia e inaugurimit të skenerit mobil, investim në forcimin e kontrolleve doganore dhe rritjen e sigurisë kufitare. (Pikëkalimi kufitar, Merdarë)