Lajme

Rinumërimi i të gjitha votave: Procesohen 937 vendvotime nga 2557 gjithsej

01/21/2026 16:56
nga:Genita C

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (16:41), nga 2557 vendvotime gjithsej janë rinumëruar 937 prej tyre,

Ndërkohë, gjatë ditës, komisioni ka bërë të ditur se ky proces është përmbyllur plotësisht në shtatë komuna.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime. Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna”, thanë nga KQZ.