Sporti

Lucas Hernandez akuzohet për trafikim njerëzor dhe punësim të paligjshëm

01/21/2026 15:47
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Lucas Hernandez, dhe bashkëshortja e tij, po përballen me akuza të rënda për trafikim njerëzish dhe punësim të paligjshëm.

Sipas një investigimi të “Paris Match”, një familje kolumbiane ka depozituar një padi ku pretendon se ka punuar në banesën e çiftit nga shtatori 2024 deri në nëntor 2025.

Paditësit deklarojnë se janë rekrutuar me premtime për pajisje me dokumente qëndrimi, por kanë përfunduar duke punuar deri në 84 orë në javë pa kontrata zyrtare.

Akuza përfshin gjithashtu pretendime për pagesa në dorë nën vlerën e tregut dhe përdorimin e dokumenteve të rreme të identitetit spanjoll, për t’i futur në Francë.

Avokatja e familjes kolumbiane thekson se punësimi i padeklaruar ishte i qëllimshëm, duke pasur parasysh burimet ligjore të futbollistit.

Nga ana tjetër, menaxheri i lojtarit ka deklaruar se çifti është i befasuar nga këto akuza dhe mohon dijeninë mbi padinë.