Ambasadori i Francës, Olivier Guérot, vendosi një kurorë lulesh mbi varrin e presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij, njoftoi ambasada franceze.
“Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes, ai shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual”, thuhet në postimin e Ambasadës së Francës në Facebook.
“Gjatë rrugëtimit të tij, ai u përgadit intelektualisht, ndër të tjera, në një nga kryeqytetet më të shquara botërore të mendimit dhe kulturës, djep i ideve të lirisë dhe dialogut. #Paris”.


