Kurtesh Sherifi, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në “Kosova Live” te T7, ka thënë se ilaçet e përshkruara nga Arianit Sllamniku përdoren për kafshë.
“Barnat antiparazitare, sidomos tek kafshët përdoren jashtëzakonisht shumë dhe kemi një gamë të madhe të antiparazitarëve. Mesa e kam parë në rrjete sociale po flasim për dy lloje të antiparazitarëve sic janë ivermektina dhe fenbentazoli. Me këtë që e kam dëgju, për ivermektinën jam shumë i sigurt, është një antiparazitar që përdoret qe një kohë shumë të gjatë dhe ka përdorim jashtëzakonisht të madh te kafshët. Përdoret në largimin e krimvabe që janë në formë të rrumbullakët por janë edhe një grup tjetër i parazitëve dhe zakonisht janë në lëkurën e kafshëve, rriqrat apo shkaktarët e zgjebes. Ky ilaq është efikas në rastin e prekjes me këta parazitë te kafshët dhe ne i përdorim sipas përshkrimit. Mund të jetë në formë të tabletave të cilat pronarët e kafshëve i marrin. Efektin e ka se shkakton paralizë te parazitët dhe duke shkaktuar paralizë pjesën neuromuskulare nuk mund të zhvillohen dhe largohen nga organizmi”, tha ai.
Kurteshi tha se fenbentazoli përdoret te kafshët, dhe jo te njerëzit.
“Fenbentazoli me sa e di në njerëz nuk përdoret, në njerëz përdoren albendazoli apo mebendazoli dhe njerëzit mund të ketë infeksione ose parazitë por numri është më i ulët. Por fenbendazoli ekskluzivisht përdoret vetëm te kafshët”, tha ai.


