Lajme

Prokuroria e Gjilanit konfirmon nisjen e hetimeve ndaj Arianit Sllamnikut

01/20/2026 11:21
nga:G B

Prokuroria e Gjilanit ka konfirmuar nisjen e hetimeve ndaj konspiracionistit Arianit Sllamniku.

Por, organi i akuzës nuk dha detaje të tjera lidhur me rastin.

“Referuar kërkesës tuaj për informacion, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan konform Kodit të Procedurës Penale të Kosovës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Gjilan do të ju mbajë të informuar lidhur me veprimet tjera”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.

Burimet e Klankosova bëjnë me dije se Sllamniku tashmë është intervistuar nga hetuesit.

Raportimet e KIKS Kosova, ngjallën reagime të shumta, pasi që Arianit Sllamniku, pretendon se ‘shëron’ autizmin tek fëmijet.

Sllamniku ndonëse nuk është mjek, thotë se e ka ilaçin për këtë, por dyshohet se fëmijëve iu jepte barëra që janë për kafshët.