Lajme

“Nëse këta kandidatë kishin komunikim me telefon me komisionerë e ju kanë thanë 500 a 1 mijë euro për votat, nuk merren si prova”, Miftaraj tregon se si mund të shkojë procesi i hetimit

01/19/2026 21:46
nga:Genita C

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), duke folur në Pressing në T7 mbi dyshimet për vjedhje votash në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, tha se “komunikimi me telefon nuk merret si provë”, kjo për shkak të një vendimi të gjykatës.

“Në rastet kur veprat bëhen përmes telekomunikimeve, përgjimeve, gjykata ka marrë vendim që ndalohet përdorimi i komunikimit elektornik apo përgjimeve në mënyrë retroaktive..”, tha Miftaraj.

“Nëse këta kandidatë për deputetë kanë pas komunikim me telefon e mesazhe me komisionerë dhe u kanë thënë që 500 euro 1000 mijë euro votat… këto nëse zbulohen përmes hetimit të prokurorisë nuk munden me u marrë si prova…”, sqaroi Miftaraj.