Lajme

Hykmete Bajrami kërkon rinumërimin e votave në gjithë Kosovën

01/18/2026 14:32
nga:G B

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën dhe po ashtu reagim të shpejtë e efikas nga institucionet e drejtësisë, raporton Gazeta Blic.

“Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

Kërkoj rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën dhe reagim të shpejtë e efikas nga institucionet e drejtësisë.

Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve.