Lajme

Ramadani: Çdo manipulim i votës është shkelje e vullnetit qytetar dhe dëmtim i demokracisë

01/18/2026 14:09
nga:G B

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj manipulimeve të votave.

Ai ka theksuar se çdo manipulim i votës është një shkelje e vullnetit qytetar dhe një dëm për demokracinë, duke e quajtur të papranueshëm dhe të tmerrshëm çdo veprim të tillë.

Ramadani ka shprehur angazhimin e tij të palëkundur për demokratizimin e shtetit dhe shoqërisë, duke qëndruar gjithmonë i gatshëm të përballet me çdo kundërshtar.

Postimi:

Më fyejnë e më terrorizojnë edhe votat e shtuara, edhe votat e hequra. Çdo manipulim i votës është shkelje e vullnetit qytetar dhe dëmtim i demokracisë.

Kjo është e tmerrshme! E papranueshme! E gërditshme!

Jam ushtar i demokratizimit të shtetit e shoqërisë sonë. Pavarësisht përballë kujt, qëndroj njëjtë gjithmonë.
#ShtetiLigjor