Lajme

Fikrim Damka mbetet jashtë Kuvendit, me rinumërimin e deritashëm të votave

01/18/2026 12:51
nga:G B

Ministri në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, duket se s’do të mund të hyjë në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës do të mbetet jashtë Kuvendit, sipas rinumërimit të deritanishëm të votave.

Ergul Mazreku pritet të bëhet deputet, në vend të Fikrim Damkës, pasi rinumërimi i deritashëm ka nxjerrë se ai në fakt ka 2.511 vota – 15 vota më shumë sesa para rinumërimit.