Në Gjykatën e Durrësit është mbajtur të shtunën seanca për masën ndaj shtetasit Arbër Xhaxhaj, i cili u aksidentua pranë mbikalimit të plazhit ku si pasojë mbeti e vdekur 18-vjeçarja Vikena Greku.
Gjykata ka caktuar të vlefshme masën arrest me burg ndaj 26-vjeçarit me akuzën ”Drejtimi i mjetit ne mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”.
/Euronews Albania/


