Lajme

Rrahu nënën, babanë e motrën, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

01/17/2026 09:02
nga:Y I

Të premten në Kaçanik një person është arrestuar për dhunë në familje.

Ai dyshohet se ka rrahur nënën, babanë dhe motrën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe motrës së tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.