Kryeministri britanik, Keir Starmer “nuk ka plane” të flasë me presidentin rus Vladimir Putin, siç sugjeruan presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, tha sot një zëdhënës i Downing Street.
“Kryeministri nuk planifikon të flasë me Presidentin Putin. Qëllimi i tij është qartësisht të mbështesë Ukrainën në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe ta vendosë vendin në pozicionin më të fortë të mundshëm për të vazhduar luftën dhe për të ndërmarrë hapa drejt negociatave të paqes”, u tha zëdhënësi gazetarëve.
Zëdhënësi shtoi se presidenti rus “deri më tani nuk ka treguar shenja” se dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Ai theksoi gjithashtu se qeveria britanike është në kontakt “të rregullt” me qeverinë ruse, veçanërisht përmes ambasadës së saj në Moskë.


