Lajme

Haliti: Presidenti duhet me qenë nga PDK-ja

01/16/2026 07:15
nga:Y I

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka folur për postin e presidentit.

Sipas tij, PDK-ja duhet të marrë pjesë në tryezë dhe duhet ta mbështesë idenë e presidentit të opozitës.

“Dhe duhet ta mbështesë idenë që presidenti duhet me qenë nga PDK-ja, tani e bëjnë se bëjnë varet nga vendimet e partisë”, tha ai.

Ai u pyet edhe për themeluesin e PDK-së, i cili gjendet aktualisht në Hagë, Hashim Thaçi.

Ai nuk dha një prognozë se a do ta rikthente Thaçi PDK-në aty ku ishte.

“Varet prej tij, varet prej angazhimit, prej shumë faktorëve”, tha ai, duke shtuar se në PDK e ka aureolën e liderit të madh në parti.