Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, nuk ka plane të largohet nga klubi në këtë merkato.
Ditët e fundit, kanë dalë raportime se portugezi po e shqyrton të ardhmen e tij në Old Trafford pas shkarkimit të Ruben Amorim, transmeton GazetaBlic Sport.
Kapiteni i Djajve të Kuq u takua me një nga asistentët e Amorimit, Carlos Fernandes, gjë që ka nxitur shqetësime se 31-vjeçari mund të kërkojë të largohet nga klubi.
Megjithatë, burime të njohura me situatën pohojnë se pavarësisht trazirave që çuan në emërimin e Darren Fletcher si trajner i përkohshëm për dy ndeshje dhe Michael Carrick që mori drejtimin e ekipit për pjesën e mbetur të sezonit, Fernandes mbetet besnik ndaj klubit.
Gjithmonë ka qenë qëllimi i tij ta rivlerësojë situatën në verë, kur do të ketë edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Fernandes kërkohej nga Al Hilal verën e kaluar, por ai dëshiron të qëndrojë në Evropë nëse largohet nga Manchesteri.
/GazetaBlic Sport/

