Anëtarja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Teutë Rrusta ka kritikuar qasjen e partive opozitare përball qeverisjes së Kurtit.
Ajo ka thënë se opozitëbërja në Kosovë ka qenë performative.
Madje, ajo tha se kritikat e opozitës ndaj Kurtit me diskursin “‘Albin Kurti është me Serbinë’ janë të pa efektshme.
Sipas Rrustës, opozita duhet të sjellë dhe të flet për diçka të re.
“Diskursi opozitar ose opzitëbërja që është bërë deri tash ka qenë performative. Opozitarizimi nuk mund me qenë performativ, por i vërtetë. Disa kritika si ‘Albin Kurti është me Serbinë’ duhet me u largu prej tavolinës, nuk i shërben askujt, është gabim, krikë false dhe e pa qëndrueshme. Mos të mundohemi se duke i thënë Kurtit t’i je më i keq se ne, kemi me kriju një opsion të ri. Ideja është që me u fol njerëzve për diçka të re që ata nuk e kanë përjetua e pa, pro e ndjenjë që është e nevojshme”, tha ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ajo ka thënë se partitë opozitare kanë vetëm interesa të ndryshme ndaj Kurtit dhe sipas saj “nëse nuk mbërrinë me u shkëput prjet tyre, atëherë këto veç kanë me rrit një forcë të tillë”.


