Sporti

Pavarësisht eliminimit turpërues, Real Madridi ka besim të plotë tek projekti me Alvaro Arbeloa

01/15/2026 16:21
nga:Mergim Rreci

Real Madridi ka vendosur të mbyllë çdo debat të brendshëm pas eliminimit befasues nga Kupa e Mbretit ndaj Albacetes, duke riafirmuar besimin e plotë te Alvaro Arbeloa.

Humbja e mbrëmshme ka qenë një ‘goditje’ e madhe për gjithë skuadrën, por që besimi në Arbeloan nuk është lëkundur, transmeton GazetaBlic Sport.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë me dije se Arbeloa ka mbështetje totale nga hierarkia, por që duhet të veprojë menjëherë për t’i përmirësuar gjërat.

Në zyrat e klubit mbizotëron bindja se rruga e nisur nga Arbeloa është e duhura dhe se projekti kërkon kohë, durim dhe vazhdimësi.

Ndeshja e radhës e Real Madrid është ndaj Levantes, e cila luhet të shtunën me fillim nga ora 14:00.

/GazetaBlic Sport/