Lajme

Ramadani: Mohimi i masakrës së Reçakut është krim!

01/15/2026 09:47
nga:Y I

Sot janë bërë 27 vite nga një prej masakrave më të tmerrshme të ndodhura gjatë luftës, Masakra e Reçakut.

Burim Ramadani përmes një shkrimi në Facebook thekson ‘Mohimi i masakrës së Reçakut është krim’.

Ai tutje shtoi se ata që e mohojnë masakrën e Reçakut bëjnë krim edhe më tutje.

“Para 27 vjetësh, shqiptarë civil u masakruan në Reçak nga forcat serbe. Bota demokratike lëvizi për t’i dhënë kështu fund regjimit të Serbisë mbi Kosovën.
Ne nuk harrojmë kurrë!Ata që ende e mohojnë masakrën e Reçakun bëjnë krim edhe më tutje” shkruan Ramadani raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: