Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.
Sipas njoftimit të KQZ-së, nga nisja e këtij procesi të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, deri të mërkurën, më 14 janar 2026, në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 64 nga 914 vendvotime që janë në proces rinumërimi.
Vendvotimet e rinumëruara u takojnë komunave të ndryshme, përfshirë: Deçan (5 vendvotime), Gjakovë (15), Gllogoc (6), Gjilan (13) dhe Dragash (25).
KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e rinumërimit publikohen pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim veç e veç dhe janë të qasshme në platformën zyrtare të rezultateve.
Procesi i rinumërimit do të vazhdojë deri në përfundimin e të gjitha vendvotimeve të përcaktuara me vendim të KQZ-së.


