Lajme

Kryetari i Obiliqit merr vendim: 350 euro euro në muaj për familjet që adaptojnë fëmijë

01/14/2026 17:03
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaqi ka marrë vendim që t’i ndajë 350 euro në muaj për familjet që strehojnë fëmijë pa përkujdesje prindërore.

Njoftimi i plotë:

Sot kam nënshkruar vendimin që familjet strehuese në Komunën e Obiliqit, ato që hapin derën dhe zemrën për fëmijët pa përkujdesje prindërore, të mbështeten me 350 euro në muaj.

Kujdesi për fëmijët nuk është bamirësi, por përgjegjësi institucionale.

Komuna do të jetë pranë atyre që bëjnë më shumë për shoqërinë.