Lajme

Ymeri: Qeveria po feston ende 51%, por qytetarët po humbin institucionet dhe jetën me dinjitet nga kriza e energjisë

01/14/2026 11:54
nga:Genita C

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër ndaj situatës me energjinë elektrike, duke theksuar se brenda një dite po humben institucione jetike si Qendrat e Mjekësisë Familjare, shkollat, çerdhet dhe qendrat për pensionerë, raporton GazetaBlic.

Ajo tha se qytetarëve po u cenohet jeta me dinjitet për shkak të importit të shtrenjtë të energjisë elektrike, ndërsa çmimet në bursën ndërkombëtare janë të larta.

Sipas Ymerit, qeveria po hesht dhe po feston “51 për qindëshin”, në kohë krize për qytetarët.