Lajme

Sorensen sot në Kosovë, takohet me Osmanin

01/14/2026 08:17
nga:Genita C

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Kjo është vizita e tij e parë, që prej se iu vazhdua mandati si Emisar edhe për 2 vjet. Mandatin fillestar ai e kishte për 13 muaj.

Sorensen do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, me fillim nga ora 10:00.

Deri tash, nuk ka ndonjë njoftim për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Gjatë mandatit të parë, Sorensen ka zhvilluar vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh.

Pritjet e Brukselit janë që pas formimit të qeverisë së, procesi i dialogut të ringjallet.